Skip to content

Z. Ilirjan Çukaj, Drejtori i Përgjithshëm

ilirjan-cukaj-SZ. Ilirjan Çukaj, është në krye të Shërbimit Social Shtetëror në pozicionin e Drejtorit të  Përgjithshëm. Z. Çukaj, ka shërbyer në funksione të rëndësishme shtetërore, drejtuese e  diplomatike. Në punën e tij, është evidentuar  për përkushtim dhe humanizëm.

Në pozicionin aktual, objektivi kryesor i punës është sigurimi i ndihmës dhe informacionit të nevojshëm për kategoritë  më  të ndjeshme, që kanë nevojë për përkujdesje shoqërore.

Realizimit të këtij misioni i shërben struktura e këtij Web-site. Nëpërmjet tij kategoritë në nevojë, sic janë fëmijët jetimë e të braktisur, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit e braktisur, si dhe kategoritë shoqërore pa të ardhura financiare, jo vetëm njihen me punën, mënyrën e organizimit dhe shërbimet e ofruara nga SHSSH, por marrin informacionin e domosdoshëm, për të aplikuar dhe përfituar prej tyre.

Objektivi kryesor i punës sonë do të mbetet, zbatimi i politikave sociale në nivel kombëtar dhe lokal, që shprehet në tërësinë e masave sociale të adresuara në mbrojtjen e shtresave në nevojë.
Angazhimi i strukturave të Sërbimit Social Shtetëror në bashkëpunim me pushtetin vendor, për zbutjen e varferisë dhe përkujdesin shoqëror për individët, grupet e shtresat më në nevojë të shoqerisë, do të pasqyrohet në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet përditësimit të informacioneve që do të publikohen në këtë faqe Web-site.

Shërbimi Social Shtetëror, si institucion specifik i koordinimit të punës me të gjithë aktorët e tjerë shtetërorë, shoqërinë civile, organizmat ndërkombëtarë, komunitetin e biznesit e donatorët, që kanë kapacitete reale shërbimi, për të ndihmuar në zgjidhjen e  problemeve sociale, në cdo moment, do të jëtë një dritare e hapur.

Read more...
 
Fëmijët jetimë festojnë 20 Majin - 20 Maj 2013 - Me rastin e 20 majit, Ditës Kombëtare të fëmijëve jetimë, Shërbimi Social Shtetëror, zhvilloi një aktivitet festiv, me komponentë të ndryshë... Read more
15 përfitues me AK paisen me karrige me rrota në Vlorë - 16 Maj 2013 - Fondocioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në bashkëpunim me USAID dhe Kishen  angleze “Jezu Krisht”, kanë ... Read more
“Programe efektive për integrimin aktiv. Përfshirja e Komunitetit Rom për Europën Juglindore” - 22 Prill 2013 - Projekti  PAIRS zhvilloi në ambientet e  Shërbimit Social Shteteror, një takimin në kuadër të  Programit Ndërkombëtar të Ba... Read more

FOTOGALERI

SHSSH fotogaleri

VIDEOGALERI

SHSSH-videogaleri2

Kompani, Biznese & Individe!

Butoni-i-ri-7

Sensibilizim