|
ADMINISTRATA RAJONALE E SHSSH |
|
Tuesday, 08 June 2010 18:10 |
Administrata rajonale e SHSSH perbehet nga 12 Zyra Rajonale te cilat funksionojne ne nivel Qarku. Funksioni baze i tyre eshte kontrolli/inspektimi i zbatimit te legjislacionit dhe akteve normative nga ana e strukturave te pushtetit vendor per menaxhimin e fondeve te ndihmes ekonomike.
Struktura Tip e Zyrave Rajonale përbëra nga :
- Sektori Inspektimit të pagesave në cash (ndihma ekonomike dhe pagesa për personat me aftësi te kufizuar)
- Sektori Inspektimi të Standarteve të shërbimeve sociale
Në bazë të Ligjit Nr.9355. dt.10.03.2005 dhe Statutit të SHSSH, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të Zyrave Rajonale jenë:
- Inspektimi sistematik dhe intensiv i mënyres së zbatimit të legjislacionit nga njësië e e pushtetit vendor(Bashki/Komuna) lidhur me shpërndarjen e fondeve buxhetore të ndihmës ekonomike dhe paguës për personat me aftësi te kufizuar;
- Kontrolli zbatimit të kritereve dhe procedurave të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe pagesës për personat me aftesi të kufizuar;
- Inspektimi standarteve të shërbimeve të përkujdesit social në nivel rajonal nga subjektet publikë, jo publikë dhe privatë;
- Koordinimi aktiviteteve rajonale me aktorët e tjerë të përfshirë në ofrimin e shërbimeve sociale;
- Mbledhja e të dhënave nga strukturat dhe entet lokale mbi situaten sociale dhe nevojat e grupeve vulnerabel/ në risk të shoqërisë;
- Monitorimi dhe raportimi i procesit të implementimit të Strategjive specifike( për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuar, per romet, për antitrafikimin).
|