Skip to content
IPSH(institucionet publike te perkujdesit shoqeror) per femijet
Sunday, 04 July 2010 15:34
Në zbatimt të ligjit 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet Shoqërore” përfitusit e shërbimeve shoqërore janë fëmijët, të rinjtë deri në moshën 25 vjeç, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar gratë, vajzat në nevojë si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë.

Personat që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror pranohen në institucionete rezidenciale publike pa pagesë nëse familjet e tyre nuk kanë asnjë të ardhur, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i shtetit.

Shërbimet shoqërore publike përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në institucionet rezidenciale, ditore ose në shtëpi për grupet në nevojë. Këto shërbime finacohen nga buxheti qëndror dhe nga buxhetet e pavarura të organeve të qeverisjes vendore.

Shërbimet shoqërore private përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në qëndrat rezidenciale, në qëndrat ditore apo në shtëpi të finacuara privatisht.

Në kuadër të decentralzimit bashkitë dhe komunat administrojnë të gjitha shërbimet shoqërore për individët, që janë banorë të atij qyteti apo komune.

Institucionet e Perkujdesit Shoqeror per femije:

Bazuar ne Ligjin  9355 dt.10.03.2005 “ Per  ndihmen dhe sherbimet shoqërore” dhe VKM 209.dt.12.04.2006 “ Per percaktimin e kritereve te dokumentacionit per sistemimin e personave ne institucionet rezidenciale publike dhe private” , Institucionet e meposhtem publike trajtojne femije jetime   te moshes 0-15 vjec ne raste te vecanta deri ne moshen 18 vjec . Ndersa   institucionet jo publike (OJF-e) ofrojne sherbime per femije jetime nga mosha 0-18 vjec dhe ne formen e shtepi –familje.
  • 9 institucione publike rezidenciale qe ofrojne sherbime për 226 femije ne qarkun Tirane, Vlore, Shkoder, Durres dhe Korce.
  • 18 institucione jo publike rezidenciale (OJF) qe ofrojne sherbime për 416 femije ne qarkun Tirane, Shkoder, Elbasan, Korce , Gjirokaster, Durres, Lezhe, Vlore.
  • 3 institucione publike qe ofrojne sherbime ditore per 75 femije ne qarkun, Shkoder, Durres.
  • 22 qendra ditore nga OJF-ë qe ofrojne shërbime ditore për rreth 1500 femije ne qarkun Tirane, Elbasan, Durres, Shkoder, Korce, Lezhe, Vlore, Berat.
Ne keto institucione publike dhe jo publike për fëmijë jetim ofrohen keto sherbime:
  • Shërbime psiko - sociale dhe integruese (këshillim, punë grupi, terapi, aktivitete kulturore, sportive, integruese, formuese,argëtuese, etj.
  • Shërbim shëndetësor  ( kontrolle mjeksore, vaksinim,dieta etj )
  • Shërbim edukues         ( arsimim, kurse kualifikuese, )
  • Mbështetje për familjen perfituesit (keshillim, mbështetje psiko-sociale, informim)
  • Ushqim, veshmbathje, akomodim.
Ne lidhje me reformen ne drejtim të ndryshimit të tipologjise se sherbimeve janë nxitur forma shërbimesh alternative në strukturat rezidenciale të përkujdesit për fëmijë, dhe konkretisht shërbime ditore, këshillimore për fëmijët dhe familjet e tyre dhe shërbime në komunitet. Kjo është bërë e mundur dhe nga mbështetja me projekte nga OJF për fëmijë, mund te permendim alternativën dhe tipologjitë e shërbimeve të trashëguara nga  Hope & Hommes në Shtëpinë e Fëmijës 0-6 vjec Durrës, si dhe  nga Fondacioni “Shpresë për Botën” Fshati i Fëmijve SOS  Tiranë etj të cilët  ofrojnë shërbime të formës shtëpi-familje .

Në kuadër të deinstitucionalizimit dhe decentralizimit të shërbimëve sociale për fëmijë funksionojnë këto shërbime publike:
Shtepia e Foshnjes 0-3 vjec  Shkoder funksionon si Qender Ditore dhe Keshillimi per nenat dhe femijet e komunitetit si dhe tipin shtëpi-familje për 7 fëmijë rezidenciale, 21 fëmijë që përfitojnë shërbim ditor.   Sherbimet qe ofrohen jane sherbime te keshillimit, sherbime ditore për mirërritjen e fëmijve 0-6 vjec, këshillim psikosocial për  nëna me probleme të thella social - ekonomike të komunitetit, ofrimi i ushqimit falas dy herë në ditë (mengjes, drekë) për fëmijët që trajtohen në qendër, integrimi i nënave të fëmijve që trajtohen në këtë institucion. Në këtë mënyrë, këto nëna qëndrojnë më pranë fëmijve dhe njëkohësisht ofrojnë ndihmën e tyre vullnetarisht në këtë institucion.
Shtëpia e Fëmijës 0-6 vjec Durrës ofron shërbime sociale sipas standarteve  bashkohore duke modernizuar sherbimin dhe duke ofruar sherbime te tjera alternative si shtepi- familje  aktualisht për 18 fëmijë rezidencial te ndare ne dy shtepi familje dhe 30 fëmijë ditorë nga  familje me probleme social ekonomike nga komuniteti. Institucioni trajton kryesisht fëmije  që vijnë nga familje me probleme te ndryshme sociale (te divorcuar, me nje prind, të braktisur, nga familje të varfëra me shumë fëmijë) nga Qarku i Durresit. Ky është një tipologji e re e shërbimëve sociale që po aplikohet me sukses ne institucionet rezidenciale publike për femijë

Shtëpia e fëmijës 3-6 vjec Shkodër ofron shërbime rezidenciale 29 fëmijë të ndarë në casa familje të vogla për fëmijë që janë të një gjaku (motër-vllezër), gjithashtu ofron dhe sherbime ditore për 25 fëmijë krysisht të komunitetit rom –egjyptian.

Shtëpia e fëmijës 6-15 vjec Shkodër  dhe Sarandë kanë krijuar ambjente në forma casa- familje, kjo një tipollogji e re shërbimesh që po krijohen brenda institucioneve rezidenciale klasike.

Një tjetër shërbim në formën e deinstitucionalizimit është dhe Sherbimi i keshillimit social për nënat-vajza për të parandaluar institucionalizimin e fëmijve, ofrohet këshillim social në dy  Maternitetet  e Tiranës nga dy punonjëse sociale të cilat bëjnë pjesë ne strukturat e Shtëpisë së Fëmijës Tiranë dhe në bashkëpunim me “Bethany Christian Services” ofrohet këshillim edhe për rastet e vecanta pas abortit. Kështu realizohet procesi i këshillimit të nënave të pamartuara që kanë shtatëzani të padëshiruar, rastëve të vecanta të përdhunimit dhe rastëve të vecanta të incestit etj.

Shërbimet jopublike rezidenciale për fëmijë.
Shërbimet Sociale rezidenciale që ofrohen për fëmijë jetime të braktisur nga familje me probleme sociale janë  gjithsej 18 OJF të cilat janë licensuar dhe rilicensuar nga MPCSSH . Në mbështetje të reformës së deinstitucionalizimit këto shërbime jo publike të ofruara nga OJF të ndryshme po aplikojnë dhe po nxitin shërbime kujdestarie  në formen Casa – Famiglia, këshillim, mbështetje e familjeve të fëmijëve në nevojë, kurse trajnimi profesionale per fëmije dhe shërbime të tjëra ne komunitet.
Aktualisht nga OJF-ët kemi 11 shërbime në formën shtëpi-familje  nga 6-12  femijë  në cdo shtëpi që  ku marrin shërbim 215 fëmijë të moshës  0-18 vjec.
 
Krkoni më tepër informacion për:
 
botime
ankand-3

Kerkoni