| IPSH (institucionet publike te perkujdesit shoqeror) per te Moshur |
| Sunday, 04 July 2010 15:39 |
|
Në zbatimt të ligjit 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet Shoqërore” përfitusit e shërbimeve shoqërore janë fëmijët, të rinjtë deri në moshën 25 vjeç, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar gratë, vajzat në nevojë si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë. Personat që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror pranohen në institucionete rezidenciale publike pa pagesë nëse familjet e tyre nuk kanë asnjë të ardhur, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i shtetit. Shërbimet shoqërore publike përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në institucionet rezidenciale, ditore ose në shtëpi për grupet në nevojë. Këto shërbime finacohen nga buxheti qëndror dhe nga buxhetet e pavarura të organeve të qeverisjes vendore. Shërbimet shoqërore private përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në qëndrat rezidenciale, në qëndrat ditore apo në shtëpi të finacuara privatisht. Në kuadër të decentralzimit bashkitë dhe komunat administrojnë të gjitha shërbimet shoqërore për individët, që janë banorë të atij qyteti apo komune. Insitucionet që ofrojnë shërbime për moshën e tretë Rrjeti i institucioneve që ofrojnë shërbime për moshën e tretë përfshijnë shërbime siaps tipologjive të me poshtme:
Gjithashtu në qarkun e Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Elbasanin ofrojnë shërbime rezidenciale për viktimat e trafikimit, personat në rrezik trafikim dhe gratë e dhunuara katër subjekte jo-publike të liçensuara nga MPCSSHB të cilat ofrojnë strehim, ushqim, siguri, plan integrimi, asistence te menjehereshme mjekesore, negocim, ndermjetesim me familjen, vleresim dhe keshillime psiko-sociale, mbeshtetje dhe asistence ligjore, asistence per rregjistrim/vazhdimesi ne edukimin shkollor, trajnime profesionale, aktivitete sociale. Komuniteti Emanuel, në zbatim të ligjit nr. 8494 dt. 27.05.1999 “Për hapjen dhe funksionimin e Qëndrës Sociale Polivalente”, Vaqarr ka ngritur strukturat e shërbimit: Qëndër Ditore të dëgjimit dhe e pritjes fillestare për alkooltoksikomanë dhe Qëndër Sociale Polivalente. Shërbimet e ofruara nga këto subjekte janë: dëgjim dhe këshillim për të rinjtë dhe familjet, grupet e terapisë, shkolla e prindërve, pritje me banim të pjesshëm, kualifikimi i operatorëve, bashkëpunimi me institucionet dhe OJF-të, Akomodim për alkootoksikomaninë, formim profesinal dhe ri-integrimi në shoqëri. Gjithashtu janë edhe 3 subjektet jo-publike që ofrojnë shërbime për të rinjtë në nevojë për parandalimin dhe rehabilitimin e përdoruesve të droges dhe parandalimin e HIV/AIDS te target –grupet e rrezikuara. (përdorusit e drogës, puntoret e seksit etj). |