Skip to content
IPSH (institucionet publike te perkujdesit shoqeror) per PAK( personat me aftesite e kufizuara)
Sunday, 04 July 2010 15:43
Në zbatimt të ligjit 9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet Shoqërore” përfitusit e shërbimeve shoqërore janë fëmijët, të rinjtë deri në moshën 25 vjeç, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar gratë, vajzat në nevojë si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë.

Personat që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror pranohen në institucionete rezidenciale publike pa pagesë nëse familjet e tyre nuk kanë asnjë të ardhur, shpenzimet e tyre mbulohen nga buxheti i shtetit.

Shërbimet shoqërore publike përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në institucionet rezidenciale, ditore ose në shtëpi për grupet në nevojë. Këto shërbime finacohen nga buxheti qëndror dhe nga buxhetet e pavarura të organeve të qeverisjes vendore.

Shërbimet shoqërore private përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në qëndrat rezidenciale, në qëndrat ditore apo në shtëpi të finacuara privatisht.

Në kuadër të decentralzimit bashkitë dhe komunat administrojnë të gjitha shërbimet shoqërore për individët, që janë banorë të atij qyteti apo komune.

Institucionet që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar
Në Republikën e Shqipërisë janë 14 institucioneve të përkujdesit shoqëror publike që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar janë:
Të ndara siaps tipologjisë së shërbimit janë:
  • 7 qendra që ofrojnë shërbime rezidenciale për 219 përfitues në qarkun e Shkodrës, Vlorës, Beratit, Tiranës dhe Korçës. Shërbimet e ofruara në këto qëndra janë akomodim, ushqim, shërbim shëndetësor, shërbime psiko-social, fizioterapi, logopedi, arsimim, trajnim-profesional etj. Përfituesit në qëndra janë të moshës 3-25 vjeç.
  • 7 qëndra që ofrojnë shërbime ditore për 184 përfitues në qarkun Shkodrës, Lezhës, Korçës, Tiranë, Berat, Kukës. Shërbimet e ofruara në këto qëndra janë ushqim, veshmbathje, arsimim, trajnim-profesional, fzioterapi, logopedi etj.
Gjithashtu në rrejtin e insitucioneve të përkujdesit shoqëror përfshihen eedhe OJF-të të licensuara nga MPCSSHB që ofrojnë shërbime shoqërore.
Janë 17 subjekte jo-publike që ofrojnë shërbime për PAK, të ndara sipas tipologjisë së shërbime janë:
  • 7 qendra ditore për 173 përfitues në qarkun e Tiranës, Gjirokastër (Tepelenë), Shkodër, Berat. Këto qëndra ofrojnë shërbime të specialicuara si logopedi, fizioterapi, ushqim, arsimim, këshillim psiko-social, shërbim shëndetësor etj.
  • 3 qendra komunitare për 220 përfitues në qarkun Kukës, Pogradec, Korçë që ofrojnë shërbime fizio-terapi, shërbim shëndetësor. etj
  • 3 shtëpi – familje për 93 përfitues ne qarkun Shkodër që ofrojnë, akomodim, ushqim, shërbime të forminit profesional, arsimim, fizioterapi, etj
  • 4 qendra rezidenciale për 102 përfitues në Qarkun e Tiranësh dhe atë të Shkodrës që ofrojnë akomodin, ushqim, këshillim psiko-socal, fizioterapi, arsimim, trajnim profesional, etj.
 
Krkoni më tepër informacion për:
 
botime
ankand-3

Kerkoni