|
Grupet përfituese të ndihmës ekonomike |
|
Monday, 21 June 2010 06:04 |
(Referoju Legjislacioni - VKM dhe Udhezime ) Sipas ligjit nr.9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe sherbimet shoqërore”dhe VKM nr.787 datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve,të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”përfituesit e ndihmës ekonomike janë :
- Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme.
- Jetimët e papunë, mbi 25 vjeç
- Jetimët e moshës 18- 25 vjeç, të cilët nuk janë vendosur në institucionet e sherbimeve shoqërore ose nën kujdestari .
- Prindërit e femijëve të lindur trinjak e më shumë, që u përkasin familjeve në nevojë.
- Viktimat e Trafikimit nga dalja prej institucioneve pritese te VoT deri ne sistemimin e tyre ne pune.
Cilat janë përfitimet dhe pagesat e lëvruara për përfituesit ( kategoritë e mësipërme).
Masa e ndihmës ekonomike të plotë, mujore, nga fondet e buxhetit qendror, përcaktohet sipas strukturës së familjes dhe përbëhet nga:
- për kryefamiljarin shuma 2.600 ( dymijë e gjashtëqind) lekë në muaj.
- për anëtarët e familjes mbi moshë pune shuma 2.600 ( dymijë e gjashtëqind) lekë në muaj.
- Për cdo anëtar tjetër të familjes, në moshë pune shuma 600 (gjashtë qind) lekë në muaj.
- Për cdo anëtar tjetër të familjes nën moshë pune ( deri 18 vjec) shuma 700 (shtatë qind ) lekë në muaj.
- -Masa e plotë e ndihmës ekonomike pavarësisht nga përbërja e familjes nuk mund të jetë më e lartë se 7.500 lekë ( shtatë mijë e pesë qind) lekë në muaj.
- -Masa e ndihmës ekonomike për prindërit e fëmijëve të lindur si:
- Trinjakë është 3.000 ( tremijë) lekë në muaj, për cdo fëmijë.
- Katënjakë është 4.000 ( katërmijë) lekë në muaj, për cdo fëmijë.
- Pesënjakë është 5.000 ( pesërmijë) lekë në muaj, për cdo fëmijë.
Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm, por jo më shumë se 18 vjec.
- Masa e ndihmës ekonomike për cdo jetim është 3.000 ( tremijë) lekë në muaj.
- Masa e ndihmë sekonomike mujore, të pjesshme, llogaritet si diferencë ndërmjet nivelit maksimal të ndihmës mujore të plotë dhe të ardhurave faktike që siguron familja.
- Në këtë rast në të ardhurat përfshihen:
- Të ardhurat nga veprimatria ekonomike
- Të ardhurat nga cdo sistem i mbrojtes sociale ( shtetërore, private ose individuale) me përjashtim të të ardhurave që marrin invalidët e punës para tetraplegjikët, të verbërit, prindërit e fëmijëve që lindin trenjakë a më shumë.
- Të ardhurat nga cdo lloji kapitali
- Të radhurat nga toka, blegtoria.
- Nuk përfitojnë ndihmë ekonomike familjet të cilat sipas llogaritjeve me koeficientët e mësipërm, marrin deri në 800 (tetë qind) lekë në muaj.
|