Skip to content
Kriteret dhe dokumentacioni për përfitimin e ndihmës ekonomike
Monday, 21 June 2010 05:58
(VKM nr 787, date 14.12.2005) (Referoju Legjislacioni - VKM dhe Udhezime )
1. Kryetari i familjes, qe kërkon ndihmë ekonomike, duhet të paraqese, pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore ne bashki/komune, ku ka vendbanimin nga data 1-15 të cdo muaji, dokumentat e mëposhtme, së bashku me kërkesen e nënshkruar nga të gjithë anëtarët madhorë të familjes:
a. Deklaratën për gjendjen social-ekonomike të familjes, sipas modelit të përcaktuar, e cila plotësohet, nga kryefamilari, një herë në vit, si dhe në rastet kur familja përfituese rikthehet ne skemën e ndihmës ekonomike.
b. Deklaratën tip mujore qe plotësohet detyrimisht cdo muaj dhe firmoset nga të gjithe personat madhorë të familjes që aplikon për ndihmë ekonomike.
c. Certefikatën e gjendjes familjare, ku shënohet data e regjistrimit në regjistrin themeltar, vendbanimi i mëparshëm dhe ndryshime të tjera të familjes.
ç. Certefikatën e pronësisë,të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
d. Aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës) për zonat, ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.Pas përfundimit të regjistrimit të tokës dhe për këto  zona do të jetë e vlefshme certefikata e pronësisë mbi tokën sipas pikës ç.
dh. Vërtetimin si punëkërkues të papunë, për të gjithë anëtarët e familjes, të aftë për punë, që aplikojnë për ndihmë ekonomike.Ky vërtetim lëshohet nga zyra e punës cdo tre muaj.
 
2. Familjet që kanë vendbanimin në qytet ,të regjistruara në zyrat e gjendjes civile pas datës 1 gusht 1991, të cilat vendbanimin e mëparshem e kanë patur në fshat, duhet të paraqesin, për të kërkuar ndihmë ekonomike përvec dokumentave të mësipërme dhe këto dokumenta:
a. Vërtetimin e nënshkruar dhe të vulosur nga kryetari i komunes a bashkisë (që në përbërje kanë fshatrat, banorët e të cilave janë trajtuar me tokë), nga kryetari i fshatit dhe përgjegjësi i zyrës së kadastrës, ku të thuhet se këto familje nuk disponojnë tokë në pronësi, sipas vendimit të komisionit të ndarjes së tokës,meqenëse janë larguar nga vendbanimi, para datës 1 gusht 1991, për arsye pune.
b. Kopjet e librezës së punës, të noterizuara, që vërtetojnë së pjesëtarë të tyre kanë qenë të punësuar nga casti i largimit nga vendbanimi në fshat.
c. Certefikatën e pronësisë së tokës, kur kanë përfituar tokë.

3. Kur këto familje e ndryshojnë vendbanimin, ato duhet të paraqesin, brenda 30 ditëve, në vendbanimin e ri, një dokument, ku vërtetohet se kanë përfituar ndihmë ekonomike në vendbanimin e mëparshëm.

4. Jetimët e moshës 18-25 vjec, që janë të papunë, përvec dokumenteve të përcaktuara më sipër duhet të paraqesin edhe kopjen e noterizuar për statusin e jetimit.

5. Familjet e invalidëve të punës, përvec dokumentave të përcaktuara më sipër duhet të paraqesin edhe kopjen e noterizuar të vërtetimit KMCAP-it.

6.  Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike familjet, që kanë në përbërje edhe një antarë të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme, i cili:
a.  është pronar i cdo kapitali, me përjashtim të shtëpisë së banimit dhe të tokës bujqësore.
b.  është ekonomikisht aktiv (punëdhënës, i punësuar ose i vetpunësuar).
c.  është jashtë shtetit për cdo arsye me përjashtim të personave që kryejnë studime ose janë me kurim.
ç.  nuk është i regjistruar si punëkërkues i papunë.
d.  refuzon punën e ofruar nga zyra e punësimit.
dh.ka refuzuar të marrë tokën  e dhënë sipas ligjit nr.7501.
e.  nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afatit.
ë.  ndërmerr veprime të qëllimshme për të përfituar ndihmë ekonomike.
 
botime
ankand-3

Kerkoni