| Procedurat për përfitimin e ndihmës ekonomike |
| Monday, 21 June 2010 05:52 |
(VKM nr 787, date 14.12.2005) (Referoju Legjislacioni - VKM dhe Udhezime )
Këshilli i bashkisë/komunës miraton fondin dhe numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike. Vendos, ne përputhje me legjislacionin në fuqi të drejtën dhe masën e përfitimit të ndihmës ekonomike për familjen si dhe ofrimin e përfitimeve të vecanta të parashikuara me ligj. Miraton strukturat e institucioneve në vartësi të saj qe merren me shpërndarjen e ndihmës ekonomike. Për gjendjen e familjes apo anëtarëve të saj,që kërkojnë ndihmë ekonomike, administratorët shoqërore, në bazë të listave, në bashki/komuna, kërkojnë informacionin e nevojshëm, nga institucionet e mëposhtme:
Financimi i programeve të ndihmës ekonomike përballohet nga buxheti i shtetit dhe buxheti i pushtetit vendor. Burimet e financimit te ndihmës ekonomike përbëhen nga:
Alokimi i fondeve të Ndihmës Ekonomike bëhet mbi bazën e treguesve statistikorë që dërgohen nga Njësitë e Qeverisjes Vendore. Këto të fundit paraqesin nevojat për fonde duke u mbështetur në strukturën e familjeve përfituese si dhe në të ardhurat që siguron familja nga toka dhe veprimtaritë e tjera prodhuese. Kjo ndihmë është e plotë kur familjet përfituese nuk kanë të ardhura, dhe e pjesshme kur familjet pretenduese kanë të ardhura të pa mjaftueshme. Buxheti i akorduar nga shteti për këtë program u delegohet njësive te qeverisjes vendore ne formën e një grandi te kushtezuar. |