|
SHERBIMI SOCIAL SHTETEROR - Gjithmonë pranë njerëzve në nevoje |
Shërbimi Social Shtetëror është institucion ekzekutiv i politikave dhe legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale në Shqipëri. Zbutja e varfërisë, nxitja e integrimit shoqëror, garantimi i të drejtave dhe standardeve të ndihmës e përkujdesit për individët dhe grupet në nevojë, perben vizionin e institucionit. Aktiviteti i SHSSH përmblidhet ne:
- Ndihmën Ekonomike (NE) - përfitim mujor në leke për familjet në nevoje.
- Pagesën për paaftësinë - PAK fizik, mendor, të verbër, para e tetraplegjik
- Sistemin e përkujdesit social - institucione rezidenciale, ditore e polivalente
Shërbimi Social fokusohet në këto grupe kryesore:
- Fëmijë jetim e të braktisur
- Të moshuar të vetmuar
- Persona me Aftësi të Kufizuar
- Gra e fëmijë viktima të trafikimit
Rrjeti i Institucioneve të Përkujdesit Shoqëror
- Shtëpi Fëmijësh 0-6 vjeç
- Shtëpi Fëmijësh 6-14 vjeç
|
|
Read more...
|
|
|
SHSSH propozon masa për largimin e përfituesve abuzivë nga skema e NE |
|
Wednesday, 19 January 2011 20:39 |
Në skemën e ndihmës ekonomike trajtohen rreth 96.459 familje, ku me ndihmë të plotë trajtohen 32.941 familje dhe me ndihmë të pjesëshme 63.518 familje. Me pagesë paaftësie trajtohen rreth 132.687 persona të ndarë këto në PAK fizik e mendorë 45.614 persona, të verbër 11.243 persona, para e tetraplegjik 5118 persona, invalid pune 54.966 persona si dhe perfitojnë pagesë kujdestarie gjithsejt 15.746 persona.
SHSSH ka propozuar 141 masa administrative për periudhën e deritanishme, por aktualisht janë ekzekutuar vetëm 8 masa nga ana e titullarëve të qeverisjes vendore, shifër kjo tepër e vogël në raport me atë ç’ka është propozuar, gjë e cila nxjerr në pah indiferencën e theksuar nga ana e Njësive të Qeverisjes Vendore për të reflektuar në lidhje me problematikat që kanë dalë nga inspektimet tona, në zbatim të legjislacionit të ndihmës ekonomike dhe pagesës së personave me aftësi të kufizuar. I njëjti problem qëndron dhe me detyrat e lëna nga strukturat tona të inspektimit në lidhje me largimin e familjeve të cilat janë trajtuar në kundërshtim me kriteret në skemë e ndihmës ekonomike. Nga ana e njësive të qeverisjes vendore nuk është marrë asnjë masë reflektimi në lidhje me zbatimin e detyrave që ne kemi lënë, edhe pse nga ana jonë janë marrë masa drastike deri ne bllokimin e fondeve pë njësi të veçanta.
Nëse nga ana e njësive të qeverisjes vendore do të ishin zbatuar propozimet dhe rekomandimet e SHSSH te lëna në aktet e inspektimit, numri familjeve në skemën e ndihmës ekonomike do të ishte në shifrat e rreth 91000 familjeve.
Problem serioz në lidhje me ritjen e numrit të familjeve që trajtohen jashtë kritereve në skemën e ndihmës ekonomike mbetet trajtimi me ndihmë ekonomike nga ana e Këshillave te Komunave apo Bashkive të familjeve, nga buxheti i këtij granti si raste të veçanta, në kundërshtim me Ligjin Nr.9355 datë 10.03.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet
|
|
Read more...
|
|
SHSSH synon përmirësimin e shërbimeve nëpërmjet inspektimit të standarteve |
|
Thursday, 13 January 2011 18:47 |
Përmirësimi i shërbimeve të përkujdesit shoqëror nëpërmjet procesit të implementimit të standarteve dhe inspektimit të subjekteve që operojnë në këtë fushë ka zënë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e SHSSH gjatë vitit 2010. Drejtoria e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Sociale, ka vazhduar të mbështesë administrimin e institucionëve publike të përkujdesit shoqëror edhe në këtë fazë tranzitore te kalimit të tyre në varësi të Pushtetit Vendor. Gjatë vitit 2010, në rrjetin e Institucioneve publike dhe jo–publike të përkujdesit shoqëror...
|
|
Read more...
|
|
Zhvillohen analizat vjetore të punës për qarkun e Shkodrës dhe Lezhës |
|
Wednesday, 12 January 2011 11:03 |
Në përputhje me strategjine sektoriale të mbrojtjes sociale si dhe në zbatim të objektivit për rritjen e efektivitetit të programeve në CASH, ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, kruesuar nga Drejtori i Përgjithshëm zoti Mihal Naço, zhvilloi analizat vjetore të punës për vitin 2010 dhe objektivat e vitit 2011 në zyrat rajonale të qarqeve Shkodër e Lezhë. Per qarkun e Lezhës për vitin 2010 kjo zyrë ka realizuar 22 inspektime për ndihmën Ekonomike prej të cilave kanë rezultuar si përfituese abusive 321 familje me një dëm ekonomik prej 1173 lekësh. Per këtë zyra Rajonale Lexhë ka propozuar 7 masa ndëshkuese , nga të cilat 4 vërejtje, 2 vërejtje me paralajmërim dhe 1 masë për largim ...
|
|
Read more...
|
|
Zhvillohen analizat vjetore të punës për qarkun e Kukësit dhe Dibrës |
|
Monday, 10 January 2011 20:00 |
Në përputhje me strategjine sektoriale të mbrojtjes sociale si dhe në zbatim të objektivit për rritjen e efektivitetit të programeve në CASH, një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, kruesuar nga Drejtori i Përgjithshëm zoti Mihal Naco, po zhvillojnë analizat vjetore të punës për vitin 2010 dhe objektivat e vitit 2011 në zyrat rajonale në 12 qarqe. Aktualisht jane zhvilluar analizat vjetore ne qarqet Kukes dhe Diber. Per qarkun e Kukësit per vitin 2010 janë evidentuar abuzime në skemën e ndihmës ekonomike te cilat kapin shfrën e 617 familjeve përfituese të padrejta me nje efekt financiar 5.145.000 leke. Per këtë zyra Rajonale Kukës ka propozuar për shkelje të legjislacionit për 2010 keto masa: verejtje 15 raste ; gjoba 23 raste; keshillime 3 raste ; bllokim fondi 5 raste. Për sa i përket pagesave për paaftësinë gjatë vitit 2010 janë evidentuar 8 raste ...
|
|
Read more...
|
|
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>
|
|
Page 1 of 2 |