| Fëmijët jetimë frekuentojne plazhin |
| Friday, 02 July 2010 07:56 |
|
Institucionet e Përkujdesit zbatojne grafikun e pushimeve verore Shërbimi Social Shteteror po ndjek zbatimin e perpiktë të grafikut të hartuar nga institucionet e përkujdesit shoqeror për pushimet verore të fëmijeve jetimë, që trajtohen në qëndrat rezidenciale dhe ditore të inspektuara prej tij. Konkretish shtepia e femijes 0- 6vjec Tirane, ne te cilen trajtohen 42 femije ka programuar qe disa femije te moshes 3- 6 vjec te frekuentojnë pishinat në Tiranë. Pjesa më e madhe e femijeve janë të vegjël të porsa ardhur nga materniteti. Shtepia e femijes 0- 6 vjec Vlore, në të cilën trajtohen 17 femije, po frekuenton plazhin e qytetit te Vlores, per ato femije qe jane te moshes 3-6 vjec . Në shtepinë e femijes 0-6 vjec në Shkoder ku 11 femije jane te te moshes 0-3 vjec, stafi ka perpiluar programe ditore, duke frekuentuar ambjente gjelberimi me ajer te paster. Në shtepinë e femijes 0-6 vjec në Korce ku trajtohen 16 femije, pjesa me e madhe femijeve jane te vegjel te moshes 0-3 vjec, janë planifikuar shëtitje në ajër të pastër dhe në ambiente të gjelbëruara, pasi vetë shëndeti që përfaqëson kjo grupmoshë ka nevojë për këto komponentë. Shtëpia e femijes 0-6 vjec Durres 17 femije rezidenciale, e ndarë në dy shtepi familje dhe një qëndër me 25 femije që marrin trajtime diture, duke filluar nga data 1 Korrik deri ne fund te muajit do te frekuentojne plazhin e Durresit ne Kampe Verore te mbeshtetur nga bashkia e Durresit dhe Shqata “Terre Des Hommes” Shtëpia e femijeve parashkollore 3-6vjec në Shkodër , ku trajtohen 29 femije i ka sistemuar të gjithë fëmijët me pushime ne plazhin e Velipojes nga data 7 Qershor – 10 Korrik. Ne vazhdim personeli ka planifikuar ybatimin e programeve të ndryshme social – kulturore dhe sportive per kalimin e pushimeve te femijeve. Shtëpia e femijes 6-15 vjec Shkoder 37 femije duke filluar nga data 10 korrik deri ne 20 gusht do te frekuentojne plazhin e Velipojes, sikurse dhe me programe te ndryshme sociale dhe sportive. Shtëpia e femijes 6-15 vjec Sarande me 28 femije ka filluar pushimet me programe te cilat kane ne qender frekuentimin e ditore te plazhit te Sarandes. Shtëpia e femijes Zyber Hallulli , ne Tiranë në të cilën trajtohen 39 femije ka programuar per femijet frekuentimin e plazhit te Golemit nga data 1 Koorik – 20 Gusht, si dhe programe te ndryshme sociale dhe sportive. |