| Te dhenat e 5 mujorit te pare 2010 per skemen e ndihmes ekonomike (NE) dhe paaftesise (PAK) |
| Friday, 02 July 2010 08:02 |
|
Për muajin Janar-Maj 2010 nga strukturat e inspektimit të Shërbimit Social Shtetëror janë ushtruar 282 inspektime ku janë propozuar per t’u larguar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 3450 familje te cilat jane trajtuar jashte kritereve dhe ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi, me një efekt financiar 13.860.000 lekë. Jane konstatuar rreth 322 raste si pagesa te padrejta per personat me aftesi te kufizuar me nje efekt financiar 3.849.000 leke. Per te gjitha rastet e konstatuara janë propozuar 95 masa administrative (verejtje me shkrim 78, gjoba 15 dhe 2 largime nga puna) për personat përgjegjës. Disa njesi te qeverisjes vendore ne zbatim te V.K.M. nr.1053 date 23.04.2008 kane aplikuar dhe projekte te kushtezimit te dhenies se ndihmes ekonomike me punen ne komunitet. Ne keto projekte kane marre pjese pjestare te familjeve ne skemen e ndihmes ekonomike. Per te gjitha rastet kur familjet te cilat jane thirur ne keto projekte, kane refuzuar punen e ofruar, eshte marre masa e largimit te menjehershem te tyre nga skema e ndihmes ekonomike. Qarqet me varfëri më të madhe te cilat kane dhe numrin me te madh te familjeve ne skemen e ndihmes ekonomike dhe ku akordohen rreth 84% e fondeve janë; Shkodra me 16,6%, Dibra me 14,4%, Kukësi me 13%, Tirana me 11,8%, Elbasani me 11,5 %, Lezha me 9,37% dhe Korça me 7.7% te fondeve ne total qe akordohen nga buxheti i shtetit per programin e ndihmes ekonomike. Keto qarqe kane dhe numrin me te madh te familjeve ne skemen e ndihmes ekonomike. Keshtu Qarku i Shkodres aktualisht trajton ne skemen e ndihmes ekonomike rreth 115729 familje, Dibra rreth 14121 familje, Elbasani rreth 12635 familje, Kukesi rreth 11373 familje, Tirana rreth 10998 familje, Korça rreth 9729 familje dhe Lezha rreth 8064 familje. |