Skip to content
Te dhenat e nentemujorit per sherbimet e ofruara ne IPSH-te per femije, moshat e rritura dhe qendrat e zhvillimit
Wednesday, 17 November 2010 12:22
Gjatë  kësaj periudhe, në rrjetin e Institucioneve Publike dhe Jopublike të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijë janë trajtuar:
611 fëmijë – rezidenciale prej te cileve 242 femije (ne 9 institucionet publike), 141 meshkuj dhe 101 femra.

Gjate kesaj periudhe ne institucionet publike, 60 femije kane ardhur te rinj, 14 femije larguar, trasferuar, 13 femije kthyer ne familjen biologjike, 25 jane biresuar dhe 110 femije jane ne kujdestari te institucionit.
Nderkaq 369 femije, 168 meshkuj dhe 201 femra jane trajtuar në 18 institucionet jopublike OJF- të.

Gjate kesaj periudhe ne institucionet jopublike, 26 femije kane ardhur te rinj,   6 femije larguar, trasferuar;  27 femije kthyer ne familjen biologjike, 5 femije jane biresuar dhe   101 femije jane ne kujdestari te institucionit;

1614 fëmije jane trajtuar ne sherbime ditore, prej tyre 75 femije ( ne 3 institucione publike) dhe 1539 femije (ne 27 qendra ditore te OJF-ve)

Nderkaq 79  jetimë   kanë perfituar “ Statusin e Jetimit” per periudhen janar – Tetor 2010, si dhe po per  periudhen Janar – Tetor 2010 jane realizuar 30 biresime (25 nga Inst.publike dhe 5 nga Inst.jopublike), prej te cileve 21 biresime brenda vendit dhe 9   biresime jashte tij.

Mbështetur në Standardet e Sherbimeve të Përkujdesit Shoqëror për femijët ne institucionet e përkujdesit shoqëror rezidenciale dhe ditore dhe legjislacionit në fuqi, Sektori i Femijeve ne Drejtorine e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Shoqërore ka realizuar 57 inspektime ne IPSH te ndare sipas Qarqeve, gjate periudhes Janar- Tetor 2010 ne Tirane, Shkoder, Lezhe, Durres, Korce, Elbasan Vlore, Gjirokaster, Fier, Berat.

Në këto institucionet e perkujdesit per moshat e rritura  gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2010 përparësi i është dhënë procesit te implementimit të paketës së Standardeve të Sherbimeve Sociale dhe përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve të ofruara për moshën e tretë. Duke marë në konsideratë fluksin e kërkesave në rritje edhe gjatë kësaj periudhe për trajtim rezidencial të moshës se tretë nënvizojmë nevojën e zgjerimit të kapaciteteve institucionale dhe shtimin e shërbimeve të reja ditore dhe alternative për ketë target grup. Ne keto institucione trajtohen 923 përfitues.

Ne Qendrat e Zhvillimit objektivi kryesor i punës përputhet me qëllimin kryesor të Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, sigurimi dhe përmirësimi i dukshëm në statusin dhe cilësinë e jetës së përsonave me aftësi të kufizuar. Edhe në këto institucione përparësi i është dhënë procesit të implementimit të paketës së standardeve dhe përmirësimit të infrastrukturës së shërbimeve të ofruara për PAK.

Si dhe më parë ashtu dhe gjatë këtij viti mbetet problem largimi i fëmijëve që kanë 5-10 vjet në institucionet tona të PAK, të cilët nuk marrin zhvillim. Ky problem po ndiqet në vazhdimësi, si dhe është bërë e mundur kthimi në familjet biologjike të shume persona me aftësi të kufizuar. Ne keto qendra trajtohen 856 përfitues me Aftësi të Kufizuar

Dinamika e  pranimeve dhe lëvizjeve të përfituesve në IPSH për Moshat e Rritura gjatë periudhës Janar-Tetor 2010  

Gjatë kësaj periudhe janë strehuar në IPSH Publike 50 të moshuar. Janë kthyer në familje 3 të moshuar, janë transferuar 22 të moshuar dhe 15 të moshuar kanë vdekur.

Në IPSH jo publike janë strehuar rishtas 8 të moshuar dhe janë transferuar 2 të moshuar dhe kane vdekur 9 prej tyre.  

Në IPSH publike për PAK janë strehuar 8 persona të rinj, janë transferuar 6 persona dhe 1 ka vdekur.

Në IPSH jo publike për PAK sipas të dhënave janë pranuar 4 persona, janë kthyer në familje 2 persona dhe janë transferuar 5 persona.  

Ne Qendrat Pritëse të Viktimave të Trafikimit jane  trajtuar 54 përfitues.
 
Krkoni më tepër informacion për:
 
botime
ankand-3

Kerkoni