Skip to content
Zhvillohen analizat vjetore të punës për qarkun e Shkodrës dhe Lezhës
Wednesday, 12 January 2011 11:03
Në përputhje me strategjine sektoriale të mbrojtjes sociale si dhe në zbatim të objektivit për rritjen e efektivitetit të programeve në CASH, ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, kruesuar nga Drejtori i Përgjithshëm zoti Mihal Naço, zhvilloi analizat vjetore të punës për vitin 2010 dhe objektivat e vitit 2011 në zyrat rajonale të qarqeve  Shkodër e Lezhë.

Per qarkun e Lezhës për vitin 2010 kjo zyrë ka realizuar 22 inspektime për ndihmën Ekonomike prej të cilave kanë rezultuar si përfituese abusive 321 familje me një dëm ekonomik prej 1173 lekësh. Per këtë zyra Rajonale Lexhë ka propozuar 7 masa ndëshkuese , nga të cilat 4 vërejtje, 2 vërejtje me paralajmërim dhe 1 masë për largim nga puna të administratorëve vendorë.
Ndërkaq në skemën e NE rezultojnë për këtë qark rezultojnë 8062 familje përfituese të skemës që janë mbështetur me një fond nga buxheti I shtetit  prej 11 904 000 lekësh.  
Zyra rajonale Lezhë ka realizuar gjatë këtij viti 22 inspektime për pagesat e paaftësisë dhe 3 verifikime detyrash të lëna nga inspektimet e vazhdueshme. Nga kontrollet e kësaj kategorie kanë rezultuar sit ë trajtuar në kundërshtim me ligjin 18 persona me AK përfitues abuzivë të 258 000 lekëve.
Ndërkaq numri i përkituesve të pagesave të paaftësisë janë 6985 persona. Gjatë këtijviti janë komisionuar dhe rikomisionuar 2387 dosje nga të cilat janë 106 përfitues të rinj , ndërsa 109 dosje përfituesish janë mbyllur.
Për vitin 2010 në prefekturën e qarkut Lezhë janë inspektuar dhe riinspektuar 7 institucione jopublikedhe 1 institucion public të cilët kryejnë shërbime të përkujdesjes shoqërore direct me klientët.   

Për qarkun e Shkodrës për vitin 2010 janë trajtuar me NE rreth 16% e familjeve (ose 15 395 familje) me një pagesë mujore prej 3755 lekësh.  
Si rezultat  auditimeve të shumta janë propozuar për tu larguar nga skema e NE 264 familje përfituese të padrejta me një efekt financiar 292414 lekë dhe 139 PAK përfitues të paligjshëm me efekt financiar 1683850 lekë.
Pas konstaimit të dobësive në punë për vitin 2010 Zyra Rajonale Shkodër për pastrimin e skemës së NE nga familjet përfituese abuzive, ka si objektiv bashkëpunimin dhe ndërhyrjen nëprmjet institucionit të prefektit për të ndërfyrë praën këshillave të bashkive dhe komunave për të mos future në skemën e ndihmes ekonomike familje që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj.
Përsa I përket punës së zhvilluar nga sektori i Shërbimit Social Zyra rajonale Shkodër ka inspektuar të gjitha institucionet rezidenciale dhe OJF-të e licessuara që operojnë ne fushën e sërbimeve në këtë qark. Si pasojë për vitin në vijim do të vazhdohet me intendsitet puna për plotësimin e standarteve të shërbimeve dhe do të bashkëpunohet me pushtetin vendor për vënien në eficence të sektorit të shërbimit social  me specialistë , brënda strukturës së zyrës së Mbrojtjes Shoqërore praën këtyre njësive.
 
Krkoni më tepër informacion për:
 
botime
ankand-3

Kerkoni