Skip to content
SHSSH synon përmirësimin e shërbimeve nëpërmjet inspektimit të standarteve
Thursday, 13 January 2011 18:47
Përmirësimi i shërbimeve të përkujdesit shoqëror nëpërmjet procesit të implementimit të standarteve dhe inspektimit të subjekteve që operojnë në këtë fushë ka zënë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e SHSSH gjatë  vitit 2010.

Drejtoria e Inspektimit të Standarteve të Shërbimeve Sociale, ka vazhduar të mbështesë administrimin e institucionëve publike të përkujdesit shoqëror edhe në këtë fazë tranzitore te kalimit të tyre në varësi të Pushtetit Vendor.

Gjatë  vitit 2010, në rrjetin e Institucioneve publike dhe jo – publike të përkujdesit shoqëror  janë trajtuar:
  • 582 fëmijë – rezidenciale nga keto: 238 femije (ne 9 institucionet publike), 344 femije (në 18 institucionet jopublike OJF- të);
  • 1614 femije me sherbim ditore nga keto: 75 femije ( ne 3 institucione publike), 1539 femije (ne 27 qendra ditore te OJF-ve)
Objektivi kryesor për mirërritjen e fëmijëve është realizuar nga të gjithë Institucionet e Perkujdesit Shoqëror, pasi dosjet e fëmijëve plotësohen vazhdimisht me të dhëna të zhvillimit fiziko–psiko-social. Gjthashtu është patur parasysh përmirësimi i  kujdesit shëndetsor dhe parandalimi i sëmundjeve epidemiologjike. Për të patur fëmijë sa më të shëndetshëm i është kushtuar rëndësi trajtimit ushqimor në sasi e cilësi, si dhe higjenës së përgjithshme. Aktiviteve social kulturore, si pjesë përbërëse e procesit të edukimit të fëmijëve, u është kushtuar rëndësi e veçantë, pasi nëpërmjet tyre është synuar lidhja dhe integrimi i fëmijve me komunitetin si pjesë e pandashme e tij.

Gjatë periudhës  të vitit 2010, janë trajtuar në institucione publike gjithsej 313 fëmijë : 238 rezidenciale dhe 75 ditore. Nga këta janë  :femra 98 fëmijë, meshkuj    140 fëmijë, jetim social 189 fëmijë, jetim biologjik  49 fëmijë

Në kuadër të hapave të deinstitucionalizimit numri i fëmijve rezidencialë në total në krahasim me vitet e tjera vjen duke u ulur  ne përqindje të konsiderueshme;
•    Janë trajtuar në  18 institucione rezidenciale jo – publike gjithsej:
  • 344 fëmijë rezidenciale:
    154 meshkuj;
    190 femra;
  • 1614 fëmijë ditor  në 27 qendra ditore.
•    Janë pranuar të rinj gjatë vitit  në institucione publike dhe jopublike me Vendim Komisioni  103 fëmijë ( 70 femije ne inst.publike dhe 33 jo publike);
•    Sherbime ne formen e casa familje jane 12 te tilla  qe ofrojne sherbime per 223 femije;
•    Numri i birësimeve gjatë  vitit 2010:
  • 40 fëmijë ( 24 djem dhe 16 vajza):
  • 27 femije brenda vendit
  • 13 femije jashte vendit,
  • 33 femije biresuar nga institucionet publike
  • 7 femije nga inst.jopublike;
•    Janë trasferuar nga një institucion në një tjetër, me vendim komisioni 7 fëmijë;
•    Janë pajisur me Statusin e Jetimit, gjatë vitit   79 fëmijë, të rinj jetimë;
•    Kanë filluar studimet në shkollat e mesme 6 fëmijë jetim që trajtohen me burse nga shteti.
•    Kane marre me vendim Gjykate kujdestarine e 190 femije IPSH mga keto: Institucionet publike kane marre kujdestarine e 97 femijeve dhe Institucionet jo publike 93 femijeve; jane ne proces ne gjykate 115 dosje te femijeve.

Ne kuader te decentralizimit te sherbimeve sociale, eshte realizuar  procesi i kalimit te qendrave rezidenciale ne varesi te Pushtetit Vendor.

Përsa i përket problematikës së konstatuar për adminsitrimin dhe funksionimin e shërbimeve shoqërore, pushteti vendor nuk është përfshirë në ushtrimin e përgjegjësive për administrimin efektiv e institucioneve të transferuara nën varësinë e njësive të qeverisjes vendore. Ai duhet të marri masa për vlersimin e nevojave të njerëzeve në nevojë në komunitet kundrejt shërbimeve shoqërore, si dhe të rrisë bashkëpunimin ndërmjet strukturave vendore me subjektet publike dhe jo-publike të shërbimeve shoqërore për identifikimin, referimin, rehabilitim  dhe ofrimin e shërbimeve të përkujdesit social për përsonat nën juridiksionin e tyre.
Gjatë  vitit  2010, në kuadër të deinstitucionalizimit dhe decentralizimit të shërbimëve sociale për fëmijë po funksionojnë po ato  shërbime publike.
Shërbimet Sociale rezidenciale që ofrohen për fëmijë jetime të braktisur nga familje me probleme sociale janë  gjithsej 18 OJF të cilat janë licensuar dhe rilicensuar nga MPCSSH . Në mbështetje të reformës së deinstitucionalizimit këto shërbime jo publike të ofruara nga OJF të ndryshme po aplikojnë dhe po nxitin shërbime kujdestarie  në formen Casa – Famiglia, këshillim, mbështetje e familjeve të fëmijëve në nevojë, kurse trajnimi profesionale per fëmije dhe shërbime të tjëra ne komunitet. Nga monitorimet e realizuara në këto struktuktura rezultojnë se shërbimi në formën e Casa- Famiglie dhe forma të tjera alternative në qëndrat rezidenciale jo publike ofrohet per grupe jo më të mëdha se 12 fëmijë.

Po implementohet Dokumenti i politikave për Shërbimin e Kujdestarisë dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj, të miratuar me VKM nr. 1104, dt. 30.7.2008. Strategjia e Sherbimit te kujdestarise familjare  parashikon sherbim në familje kujdestare për femije ne nevoje  të cilet jane evidentuar nga njesite e mbrotjes se femijeve ne njesite e qeferisjes vendore te cileve  u mungon kujdesi prinderor.
 
Krkoni më tepër informacion për:
 
botime
ankand-3

Kerkoni