Skip to content
Grupet përfituese të pageses se paaftesise
Monday, 21 June 2010 06:56
(Referoju Legjislacioni - VKM dhe Udhezime )
Në bazë të Ligjit 9355  datë 10.03.2005  neni 7 “Për ndihmën dhe sherbimet shoqërore,, përfitojnë pagesë  paaftësie:
  1. Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë pë punë me vendim të Komisionit Mjekësorë të Caktimit  të Aftësisë për Punë (KMCAP),  
  2. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësorë të  Caktimit  të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë pavarësisht nga shkaku dhe mosha.
  3. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune, me  vendim të Komisionit Mjekësorë të  Caktimit  të Aftësisë për Punë (KMCAP).
  4. Pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet në formën e një kësti mujor, në lekë. Masa e pagesës për këta individë  dhe për kujdestarët e tyre përcaktohet më vendim të Këshillit të Ministrave.
  5. Aplikuesi, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitim të pagesës për aftësinë e kufizuar, kanë të drejtë për apelim në gjykatë.
Masa e përfitimit
Masa e përfitimit për secilin grup të personave me aftësi të kufizuar   përcaktohet me VKM. 
  1. Të verbërit  përfitojnë 9800 lekë në muaj, të verberit që vazhdojnë shkollën e mesme 19600 lekë, ata që vazhdojnë shkollën e lartë  ose  studimet pas universitare  29400 lekë, të verbërit që kanë humbur vendin e punës pas 1 Janarit 1991 përfitojnë  14700 lekë në muaj. Kujdestari i të verbërit përfiton 9800 lekë në muaj.
  2. Para dhe tetraplegjikët përfitojnë 8700 lekë në muaj, kur  vazhdon shkollën e mesme 200 % të kësaj shume, ata që vazhdojnë shkollën e lartë  ose  studimet pas universitare  300 %.Përfitojnë paketën higjeno sanitare 16000 lekë në muaj. Kujdestari i paraplegjikut përfiton  9200 lekë në muaj  dhe për kohën që sherben si kujdestar është i siguruar.
  3. Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë 8700 lekë në muaj, kur vazhdon  shkollën e mesme 200 % të kësaj shume, ata që vazhdojnë shkollën e lartë  ose  studimet pas universitare  300 % të kësaj shume.Kujdestari i tyre  përfiton 8700 lekë në muaj.
  4. Invalidët e punës përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit sipas grupeve :
    a- 3300 lekë në muaj , në se janë invalid të plotë, nga smundje të përgjithshme.
    b- 2200 lekë në muaj , në se janë invalid të pjesshëm, nga smundje të përgjithshme.
    c-4000  lekë në muaj në se janë invalid të plotë, nga aksidentet në punë dhe smundje profesionale.
    d- 2700 lekë në muaj në se janë invalid të pjesshëm, nga aksidentet në punë dhe smundje profesionale.
    e- Familjet qe kane dy te paafte brenda saj,  kujdestari i tyre  paguhet me 150% te shumes.
 
botime
ankand-3

Kerkoni