|
Kriteret për përfitimin e pageses e paaftesise |
|
Monday, 21 June 2010 06:53 |
(VKM nr 618, date 07.09.2006) (Referoju Legjislacioni - VKM dhe Udhezime )
- Personat, te cileve u eshte kufizuar aftesia, si pasoje e demtimeve fizike, shqisore, te intelektit, psikike/mendore, te lindura apo te fituara gjate jetes nga aksidente, semundje, te perkohshme apo te perhershme, qe nuk vijne nga shkaqe, qe lidhen me punesimin, e vertetuar kjo nga Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune (KMCAP), perfitojne pagese per shkak te aftesise se kufizuar.
- Personat paraplegjike e tetraplegjike, te cilet deklarohen, me vendim te Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Aftesise per Pune (KMCAP), se jane here te tille, pavaresisht nga shkaku dhe mosha, perfitojne pagese per shkak te aftesise se kufizuar.
- Personat me aftesi te kufizuara, te percaktuar ne pikat 1 e 2, te ketij vendimi, te cilet, me vendim te komisioneve mjekesore te caktimit te aftesise per pune, percaktohen se kane nevoje per perkujdesje, perfitojne edhe nje kujdestar me pagese.
- Vleresimi i gjendjes mjekesore te personave me aftesi te kufizuara, te percaktuar ne pikat 1 dhe 2, te ketij vendimi, behet nga KMCAP-i, i cili eshte i ngritur dhe funksionon prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ku merr pjese, si anetar me te drejte vote, edhe mjeku, punonjes i Sherbimit Social Shteteror.
- Shpenzimet per pagesen e anetareve te KMCAP-it perballohen riga buxheti i Institutitte Sigurimeve Shoqerore, pervog pageses se mjekut, i cili eshte punonjes i Sherbimit Social Shteteror.
- Invalided paraplegjike dhe tetraplegjike pajisen me deshmi zyrtare identifikimi. Kriteret e dhenies se deshmise dhe forma e saj percaktohen ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe te Sherbimit Social Shteteror.
- Kriteret mjekesore per vleresimin e aftesise se kufizuar percaktohen ne rregulloren e miratuar nga ministri i Shendetesise dhe Ministri i Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.
|