|
Procedurat dhe dokumentacioni për përfitimin e pageses se paaftesise |
|
Monday, 21 June 2010 06:47 |
(VKM nr 618, date 07.09.2006) (Referoju Legjislacioni - VKM dhe Udhezime )
- Personat qe kerkojne te komisionohen per vleresimin e aftesise se kufizuar, duhet te paraqesin ne seksionet e ndihmes dhe te perkujdesjes shoqerore te bashkise/komunes, dokumentacionin e meposhtem:
a) Certifikaten e gjendjes familjare; b) Certifikaten personale me fotografi; c) Vendimin e meparshem te KMCAP-it, i cili verteton shkallen e aftesise se kufizuar te personit; ç) Fletedrejtimin per ne KMCAP, kur personi komisionohet per here te pare, d) Epikrizen percjellese, sa here rikomisionohet.
- Kur personi me aftesi te kufizuara, i cili me vendim te komisionit mjekesor, percaktohet se ka nevoje per perkujdesje, perveç dokumentacionit te percaktuar ne piken 19, duhet te paraqese edhe keto dokumente shtese:
a) Certifikaten personale, me fotografi, te personit kujdestar; b) Deklaraten/vendimin gjyqesor, per kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftesi te kufizuara; c) Raportin mjekoligjor, qe verteton se kujdestari eshte i afte, fizikisht dhe menderisht.
- Personat me aftesi te kufizuara, te cilet ndjekin shkollen e mesme apo shkollen e larte, me apo pa shkeputje nga puna, perveç; dokumentacionit te percaktuar ne piken 19, duhet te paraqesin edhe dokumentet e meposhtme:
a) Vertetimin e nenshkruar nga titullari dhe sekretari i shkolles, ku te shenohen: i. Emri i personit, qe ndjek shkollen; ii. Lloji i arsimit qe ndjek, ku percaktohet, nese eshte cikel shkollor normal ose i perseritur; iii. Vitin shkollor. b) Vertetimin e nenshkruar nga titullari dhe sekretari i shkolles per frekuentimin e shkolles nga personi perfitues (çdo tre muaj); c) Kopjen e noterizuar te defteses shkollore te çdo viti dhe kopjen e noterizuar te diplomes ne mbarim te shkolles se mesme apo te larte, si dhe kopje te deshmive te kurseve te kualifikimit; ç) Vertetimin se ka shlyer detyrimet per çdo sezon, per shkollen e larte, pa shkeputje nga puna.
|