|
Monday, 07 June 2010 17:46 |
SHERBIMI SOCIAL SHTETEROR "Gjithmonë pranë njerëzve në nevoje"
Profili Shërbimi Social Shtetëror është institucion ekzekutiv i politikave dhe legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale ne Shqipëri.
Vizioni Zbutja e varfërisë, nxitja e integrimit shoqëror, garantimi i të drejtave dhe standardeve te ndihmës e perkujdesit për individët dhe grupet ne nevoje.
Aktiviteti i SHSSH përmblidhet ne:
- Ndihmën ekonomike (NE) - përfitim mujor në leke për familjet ne nevoje.
Në shkallë vendi trajtohet me NE rreth 14% e popullsisë. Ne zonat urbane 43% dhe në ato rurale 57%. Ndihmë të plotë përfitojnë 38% ndërsa ndihmë të pjesshme 62% të familjeve në skeme.
- Pagesën për paaftësinë - PAK fizike, mendore, te verbër, para e tetraplegjik
- Sistemin e perkujdesit social - institucione rezidenciale, ditore dhe polivalente
Shërbimi social fokusohet ne këto grupe kryesore: Fëmijët jetim e te braktisur Te moshuarit e vetmuar Personat me Aftësi te Kufizuar Gra e fëmije viktima te trafikimit
Rrjeti i Institucioneve te Perkujdesit Shoqëror Shtëpi fëmijësh 0-6 vjeç Shtëpi fëmijësh 6-14 vjeç Shtëpi te moshuarish Qendra zhvillimi dhe riaftësimi për PAK Qendra polivalente Qendër e pritjes se viktimave te trafikimit Observatori Kombëtar i Handikapit Atelie për fëmijët me aftësi të kufizuar
Grupet, objekt i trajtimit te SHSSH janë:
- fëmijët jetime dhe fëmijët e rrugës, fëmijët me AK, fëmijët viktima te dhunës dhe trafikimit
- personat me aftësi te kufizuar (PAK)
- të rinj të papune viktima te drogës dhe alkoolit
- gratë kryefamiljare, të papuna, të divorcuara, viktima të dhunës dhe trafikut
- te moshuarit ne nevoje
Reformimi i sistemit te perkujdesit shoqëror synon:
- Ngritjen dhe shpërndarjen e shërbimeve shoqërore në komunitet
- Transformimin e shërbimeve rezidenciale dhe nxitjen e shërbimeve alternative
- Decentralizimin e shërbimeve sociale
- Zgjerimin e llojshmërisë së shërbimeve
- Promovimin e partneritetit me sektorin jo qeveritar
- Nxitjen e pjesëmarrjes së biznesit privat në financimin e shërbimeve sociale për kategoritë në nevojë
|